Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Grabitën vilën në Shkodër, rrëfehet pronari: Më vunë litarin në fyt; gruas i hodhën ilaç
Mbrëmjen e djeshme një vilë dy katëshe në Dajç të Shkodrës ra pre e grabitësve. Autorët të maskuar dhe të armatosur grabitë makinë tip ML, dy çifte dhe një orë dore, ndërsa dështoi tentativa për hapjen e kasafortës rezultoi e dështuar dhe më pas u larguan pa arritur të marrin para.
Në një intervistë për ‘News 24’, i zoti i shtëpisë Mark Alia, ka rrëfyer temerrin që ka përjetuar gjatë grabitjes. Sipas tij dy persona të maskuar e të armatosur i vunë një litar në fyt dhe me me një shufër hekur e kërcënonin se do ta vrisnin nëse lëvizte.
“Autorët fillimisht shkëputën sinjalin e alarmit te dera e oborrit. Më pas kanë hyrë brenda dhe më kanë vënë litarin në qafë. Më thanë se po lëvize të vrasim, pasi kishin një hekur në dorë qe e mbanin për të më goditur në rast se do lëvizja. Më kanë lidhur dhe më pas kontrolluan gjithë shtëpinë sepse kërkonin para, por nuk arritën të hapin kasafortën. Kanë marrë vetëm dy çifte, makinën dhe një orë dorë”, tha Alia, i cili shtoi se njërin nga autorët e njihte dhe se gruan e tij të moshaur e kishin vënë në gjumë duke i hedhur nje ilaç.
“Njërin prej autorëve e njoh, Kristjan Marashi sepse i ati i tij ka punuar në shtëpinë time. E dinin sistemin e sigurisë dhe kasafortën. I ati ka ardhur në mëngjes dhe kërkoi falje duke thënë se nuk është më djali im. Gruaja ime ka qenë në gjumë dhe nuk ka dëgjuar gjë se i kishin hedhur një ilaç për gjumin. Nuk i kam borxh askujt, jemi dy të moshuar që jetojmë në punën tonë”, ka rrëfyer Alia.