Grabiten zyrat e deputetëve në Parlamentin Europian, shfrytëzohet koha gjatë mbylljes prej koronavirusit

A picture taken on May 28 in Brussels shows the logo of the the European Parliament. (Photo by kenzo tribouillard / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Të paktën 50 eurodeputetëve ju janë grabitur kompjutera, tableta dhe sende të tjera nga zyrat e tyre të Parlamentit Evropian ndërsa ata ishin larg Brukselit gjatë mbylljes prej koronavirusit.

Grabitësit kanë kërkuar nëpër dokumente dhe kanë thyer dollapë dhe sirtare në zyrat e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme.

Deputeti gjerman Nico Semsrott, i cili kishte dy laptopë të vjedhur, tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE e Parlamentit Evropian, i cili merret me sigurinë.

“Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” i tha ai POLITICO.

“Ne jemi shumë të sigurt se ata [hajdutë] kaluan nëpër të gjitha gjërat tona, tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë raporte për “midis 40 dhe 100 eurodeputetëve” që zyrat e tyre ishin grabitur.

Dita Cháranzova, një eurodeputete çeke nga Grupi i Evropës së Rinovuar dhe nënkryetare për sigurinë, tha që ajo i kishte kërkuar DG SAFE një raport mbi ngjarjen dhe do ta ngrinte atë në mbledhjen e ardhshme të byrosë, e cila mbikëqyr çështje administrative.

“Për momentin, nuk është e qartë nëse është e izoluar apo raste më të përhapura,” tha Cháranzova. “Por bllokimi ka rritur shanset për akte të tilla pasi më pak njerëz ishin në ndërtesa gjatë krizës.”

Unë vetëm mund t’i inkurajoj anëtarët dhe stafin të raportojnë incidente të dyshuara,” shtoi ajo.

Massimo Casanova, një deputet nga Lidhja e Italisë, shkroi në faqen e tij në Facebook se ai kishte paraqitur një ankesë në Parlament pasi disa “njerëz të panjohur” kishinn hyrë në zyrën e tij dhe “kishin hapur me focë dollapët e tij në kërkim të, nuk e di se çfarë.”

Casanova tha se “asnjë send nuk mungon”, por ai do të hetojë nëse ishin marrë dokumente.