Flash News

KRYESORE

Grabitësi që vrau Vrenozin: Jam penduar, i kërkoj falje popullit dhe drejtësisë

Grabitësi që vrau Vrenozin: Jam penduar, i kërkoj falje popullit

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për tre autorët që grabitën pikën e këmbimit valutor në Fier dhe vranë me armë pronarin 54-vjeçar.

Në seancën e sotme për dhënien e masës së sigurisë, është zbuluar se ka qenë pikërisht Demiraj ai që ka qëlluar me automatik, duke plagosur Gëzim Hoxhën dhe vrarë Agur Vrenozin.

Dy prej autorëve, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali nuk kanë folur fare në seancën e sotme, ndërkohë Lulëzim Demiraj, i akuzuar se ka qëlluar me automatik 54-vjeçarin Agur Vrenozi, është shprehur se është penduar dhe ka kërkuar falje.

“Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, ka thënë Demiraj.

Tre autorët grabitën në kërcënimin e armëve agjencinë e këmbimit valutor, duke marrë prej aty 6 360 euro dhe 954 900 lekë por u kapën nga policia vetëm pak orë pas ngjarjes

Të fundit