Flash News

KRYESORE

Grabitet banka e nivelit të dytë në Laç

Grabitet banka e nivelit të dytë në Laç

Një grabitje është  regjistruar pak minuta më parë në qytetin  Laçit në një bankë të nivelit të dytë.

Dyshohet se persona të dyshuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e bankës dhe kanë marrë një shumë parash të konsiderueshme.  

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po merr ne pyetje dëshmitarët si dhe ka marrë kamerat e bizneseve aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.12.2017, rreth orës 16:36, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë, dega Laç.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:

Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.

Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar.

Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit