Flash News

KRYESORE

Grabitet banka Raiffeisen në Tepelenë

Është grabitur banka e nivelit të dytë "Raiffeisen" në Tepelenë. Mësohet se janë ngritur postblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë-Kakavijë dhe Tepelenë-Tiranë, po ashtu dhe në drejtim të fshatit Salari, nga mendohet se mund të jenë larguar grabitësi.

Grabitësi dyshohet të jetë një djalë i gjatë me kapuç, i cili ka hyrë në bankë me armë në dorë dhe nuk ka folur fare. Një plumb ka mbetur brenda në bankë dhe pse arma nuk është përdorur.

Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Po ashtu dhe banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi. Mësohet se ai ka marrë xhiron ditore, e cila ende nuk dihet sa është.

Të fundit