Flash News

KRYESORE

Grabitet gjatë natës Konsullata e Kosovës

Grabitet gjatë natës Konsullata e Kosovës

Natën në mes të të dielës dhe të hënës, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zyrih, ku kanë vjedhur pajisjet e videokontrollimit, të instaluara në ambientet e godinës.

“Në mëngjes kur kemi filluar punën, kemi vënë re gjurmë të dyshimta në zyrë prandaj kemi njoftuar policinë. Policia ka ardhur në përfundimin se në ambientet tona ka pasur ndërhyrje nga jashtë. Ajo që është konstatuar është se janë vjedhur pajisjet për video-kontrollim”, thonë për albinfo.ch  zyrtarët e Konsullatës së Republikës së Kosovës.

Ende nuk ka persona të dyshuar për grabitjen e Konsullatës së Kosovës.

Të fundit