Flash News

KRYESORE

Grabitet institucioni financiar te 'Komuna e Parisit', një person i maskuar hyn me kapuç e levë në dorë

Grabitet institucioni financiar te 'Komuna e Parisit', një person

Dega e një institucioni financiar te lulishtja e 'Komunës së Parisit' në Tiranë është grabitur pak momente më parë.

Burime për Politiko bëjnë me dije se bëhet fjalë për institucionin financiar 'NOA'.

Burimet shtojnë se një person i maskuar me kapuç e me një levë në dorë, i cili ishte futur si klient  ka kërcënuar punonjësit e institucionit dhe ka arritur të vjedhë 50 mijë lekë të reja. Në momentin e grabitjes në filial ndodheshin dy punonjëse, të cilave grabitësi u ka marrë dhe telefonat celularë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë mësohet se autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit