Flash News

KRYESORE

Grabitet karburanti në Maminas, autori qëllon me armë

Grabitet karburanti në Maminas, autori qëllon me armë

Një karburant është grabitur nën kërcënimin e armës dhe ka marrë një sasi parash nga xhiro ditore.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ne Maminas të Durrësit.

Sipas policisë ka qenë një person i armatosur që kërcënoi shitësin me iniciale N.F 56 vjeç, duke i marrë xhiron e ditës. Uniformat blu kanë gjetur në vendngjarjes një gëzhojë pistolete, çka do të thotë se autori ka qëlluar një herë me armë por nuk ka pësuar lëndime. Menjëherë pas ngjarjes 56-vjeçari është marrë në pyetje , ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identikuar dhe arestuar autorin.

Të fundit