Flash News

KRYESORE

Grabitet kisha në Fushë-Arrëz, hajdutët marrin paratë e besimtarëve

Grabitet kisha në Fushë-Arrëz, hajdutët marrin paratë e

Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin verior të Fushë-Arrëzit.

Reportohet se dy minoren kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën Kristjane të qytetit.

Të arrestuarit janë A.V, 14 vjeç dhe M.Gj, 14 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 27.05.2018 në Fushë-Arrëz janë vjedhur nga arka një sasi lekësh në Kishën Kristiane Fushë Arrëz, ku falë veprimeve te shpejta hetimore të policisë janë identifikuar dhe kapur dy autorët e dyshuar shtetasit e mitur: A. V. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz, dhe M. Gj. 14 vjeç, banues në Fushë -Arrëz.

Kapja dhe shoqërimi tyre në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë pasi janë gjetur sasia e lekëve të vjedhura në Kishën Kristiane Fushë Arrëz”, njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

 

Të fundit