Flash News

KRYESORE

Grabitet nën kërcënimin e armës posta private në zonën e Astirit

Grabitet nën kërcënimin e armës posta private në

Një filial i një poste private në zonën e Astirit është grabitur pak minuta më parë nga dy persona të armatosur.

Dy persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh.

''Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit "Shqiponja", në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë mësohet se në të gjithë hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Të fundit