Flash News

KRYESORE

Grabitet nga maskat pika e karburantit në aksin rrugor Vlorë-Babicë

Grabitet nga maskat pika e karburantit në aksin rrugor

Krimi godet përsëri në Vlorë. Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Tre persona  të maskuar dhe me një armë zjarri kanë kërcënuar punonjësin e pikës së karburantit dhe më pas i kanë marrë një sasi lekësh. Policia mësoi për grabitjen rreth orës 02:30 minuta të 2 shtatorit 2017.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë  në vendngjarje ku  nga verifikimi  paraprak  ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me  një  armë  zjarri,  ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë  (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe  janë larguar” informoi sot në mëngjes policia e Vlorës.

Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Të fundit