Flash News

KRYESORE

Grabitet një bankomat në Vorë, autorët e thyen me sende të forta

Grabitet një bankomat në Vorë, autorët e thyen me sende

FOTO ILUSTRUESE

Grabitet në orët e para të mëngjesit një bankomat në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku autorët, ende të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta një bankomat, prej të cilit kanë marrë një sasi parash.

Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende. Kujtojmë, se pak ditë më parë një tjetër bankomat është tentuar të grabitet në Kamzë, ndërsa në Urën Vajgurore u dëmtua me eksploziv.

Të fundit