Flash News

KRYESORE

Grabitet një pikë për dhënie kredie në Durrës, detaji i dyshimtë pas vjedhjes

Grabitet një pikë për dhënie kredie në Durrës,

Sot në mesditë është grabitur një pikë dhënie kredie ku janë marrë një sasi prej 1 milionë lekësh.

Një pikë dhënie kredie ka rënë pre e grabitjes mesditën e kësaj të shtune.

Sipas News 24, një person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, ka kërcënuar punonjësin dhe ka arritur të marrë lekët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, pranë bustit të "Azem Hajdarit".

Veprimi i punonjësit të pikës së kredisë ngjall dyshime pasi ka njoftuar policinë vetëm 40 minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Të fundit