Flash News

KRYESORE

Grabitet për herë të dytë brenda pak muajsh shtëpia e këngëtares Rihanna

Grabitet për herë të dytë brenda pak muajsh shtëpia e

Për herë të dytë brenda pak muajsh është grabitur shtëpia e këngëtares Rihanna.

Grabitja në bllokun e 7800 të Hillside Drive në Hollywood ka ndodhur të martën, shkruajnë mediat e huaja.  Por fatkeqësisht policia ka mbërritur në shtëpinë e yllit muzikor pasi 3 hajdutët ishin larguar nga shtëpia.

Ende nuk dihet identiteti i hajdutëve apo fakti nëse ata arritën të vidhnin ndonjë gjë në banesë, gjithçka po verifikohet nga kamerat e sigurisë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që shtëpia e këngëtares bëhet shënjestër e grabitësve. Në muajin maj një burrë kaloi 12 orë brenda rezidencës së Rihanës pasi u ngjit mbi mur dhe hyri brenda, duke pritur që këngëtarja të kthehej në shtëpi.

Fatmirësisht në të dyja rastet Rihanna nuk ka qenë e pranishme në vilën e saj luksoze.

Të fundit