Flash News

KRYESORE

Grabitet për herë të tretë arka e Katedrales Ortodokse në Korçë, shuma që morën autorët

Grabitet për herë të tretë arka e Katedrales Ortodokse

Kisha Ortodokse në qendër të Korçës ka rënë sërish pre e grabitjes me dhunë.

Autorët kanë thyer arkën e kishës dhe kanë mundur të marrin prej andej një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra.

At Ilia Kotnami ka reaguar për mediat duke thënë se kjo është hera e tretë që kisha bie prej e grabitjeve të tilla.

“Metropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet edhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e të varfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra”, u shpreh prifti i katedrales.

Të fundit