Flash News

KRYESORE

Grabitet pika e karburantit, plagoset roja gjatë përleshjes

Grabitet pika e karburantit, plagoset roja gjatë përleshjes

Roja i një pike karburanti ka mbetur i plagosur gjatë grabitjes që ju bë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrile, teksa raportohet se grabitësi ka qenë i maskuar dhe me një automjet pa targa.

Roja i plagosur është dërguar drejt spitalit të Tiranës ndërsa në vendngjarje kane mbërritur forcat e policisë që janë vënë në ndjekje të autorit.

Grabitësi ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme por ende nuk është saktësuar shifra e saktë.

Të fundit