Flash News

KRYESORE

Grabitet pika e këmbimit në Korçë, zbardhet shuma

Grabitet pika e këmbimit në Korçë, zbardhet shuma

Ndërsa në Tiranë u tentua të grabitet një çantë me para nga punonjësi i një pike të këmbimit valutor, në Korçë autorët arritën të përmbushin “misionin” e tyre.

Sipas të dhënave të para nga policia, një person ka kërcënuar punonjësin e pikës së këmbimit valutor me thikë dhe ka mundur të marrë prej andej një shumë prej rreth 25 mijë eurosh dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen  nr.10 të qytetit të Korçës sot rreth orës 09.00 të mëngjesit. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit