Flash News

KRYESORE

Grabitet posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, çanta me dokumente duhej të ishte e fshehtë

Grabitet posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit, çanta me

Prokuroria e Durrësit mund të jetë pranë shpërthimit të një skandali të madh pas grabitjes që i është bërë postës sekrete. Persona të paidentifikuar raportohet se i kanë marrë me forcë postierit çantën ku ndodheshin dokumente për Prokurorinë.

Posta e Prokurorisë duhet të jetë sekrete, për shkak se shpërndan dokumenta të klasifikuara, kryesisht ato që vijnë nga prokuroritë e rretheve, Prokuroria e Përgjithshme apo SHISH, por mesa duket informacioni ka rrjedhur nga ky institucion.

Aktualisht nuk është konfirmuar nëse brenda çatës së grabitur ka dokumente sekrete.

Prokuroria e Durrësit është një prej institucioneve që ka volumin më të madh të dosjeve për shkak të grupeve kriminale që veprojnë në atë qark. Gjithashtu, kjo prokurori është përgjegjëse edhe për hetimin e shumë politikanëve, të cilët akuzohen nga kolegët e tyre për marrëveshje me të inkriminuar apo shitje dhe blerje votash.

Të fundit