Flash News

KRYESORE

Grabitet pronari i pikës së këmbimi valutor në Vlorë

Grabitet pronari i pikës së këmbimi valutor në Vlorë

Pronari i një pike të këmbimit valutor në qytetin e Vlorës është grabitur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi” të qytetit bregdetar rreth orës 22:00.

Mësohet se fillimisht dy persona e kanë sulmuar pronarin e Exchange sapo doli nga dyqani, dhe më pas e kanë grabitur, shkruan Balkanëeb.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura, ndërsa hetimet e policisë do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Të fundit