Flash News

KRYESORE

Grabitet shtëpia e kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin miliona lekë

Grabitet shtëpia e kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin

Shënohet një tjetër grabitje në qytetin e Librazhdit. Këtë herë, pre e autorëve ishte shtëpia e Skënder Xhanit, kunati i deputetit të PS-së, Bashkim Fino.

Banesa e 55-vjeçarit ndodhet në lagjen e njohur si 'Ushtaraku', ndërsa gazetari i Report TV, Aldo Kozarja raporton se janë marrë rreth 1.5 mln lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia.

Skënder Xhani është biznesmen dhe në momentin e grabitjes që ka qenë në mesditë, nuk ka pasur asnjë person në shtëpi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Të fundit