Flash News

KRYESORE

Grabitet supermarketi në Lezhë, policia shoqëron 8 persona

Grabitet supermarketi në Lezhë, policia shoqëron 8 persona

Është grabitur ditën e sotme një supermarket në rrugën ‘Straus” qytetin e Lezhës. Autori i ngjarjes ka hyrë në supremarket i mbuluar me një shall dhe nën kërcënimin e armës ka marrë xhiron ditore të tij.

Autori ka hyrë i vetëm në market dhe duke kërcënuar punonjësit e arkës së supermarketit, ai ka marrë xhiron e ditës dhe është larguar. Policia deri tani ka shoqëruar tetë persona të cilët janë me precedentë penal, por ende nuk është gjetur autori. Sipas dëshmisë së punonjëses së arkës, autori mendohet se ishte një 20 vjeçar.

Të fundit