Flash News

KRYESORE

Grabitet xhiroja ditore e një karburanti në Rinas, polica jep detaje

Grabitet xhiroja ditore e një karburanti në Rinas, polica jep detaje

Mesditën e sotme ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në Tiranë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar, me maskë dhe të dyshuar dhe me armë zjarri, kanë marr 14.000 lekët e xhiros ditore.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në rrugën e Rinasit, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të çështjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.12.2017, roja i një karburanti në rrugën e Rinasit ka bërë kallëzim pasi dy persona të maskuar dhe dyshuar me armë zjarri me anë të kanosjes i kanë marrë rreth 14 000 lekë të xhiros. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit