All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Grabiti të huajt në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari

Grabiti të huajt në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari
All - Paragraf - 1

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar me akuzën e vjedhjes me dhunë të disa shtetasve të huaj, të cilëve iu ka premtuar që do t’iu kalonte kufirin.

All - Paragraf - 3

“Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, ka transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe dhe nën kërcënimin e armës iu ka marrë disa shtetasve pakistanezë 780 euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine”, njofton policia.

Policia thekson se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin i arrestuari po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit