Flash News

KRYESORE

Grabitja e 3 kasafortave të postës në Durrës, polici rrezikon jetën në ndjekje të autorëve

Grabitja e 3 kasafortave të postës në Durrës, polici

Janë zbuluar detaje të tjera rreth grabitjes së zyrës postare në Durrës tre ditë më parë. ‘BalkanWeb’ raporton se grabitësit pasi kanë marrë tre kasaforta në postë, janë larguar me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 qershor dhe targa të vjedhura zonën e Laçit më 27 qershor.

Në ndjekje të tyre është vënë një efektiv i policisë së Durrësit, i cili ka vënë në rrezik dhe jetën e tij. Burime policore bëjnë me dije se motori me të cilin udhëtonte efektivi Julian Kastrati është përplasur nga makina e grabitësve dhe për pasojë ai është rrëzuar, duke u dëmtuar në këmbë. Grabitësit kanë qëlluar në drejtim të tij me armë. Pasi janë siguruar se e kanë shmangur policinë e kanë braktisur mjetin tek vaskat e peshkut dhe janë arratisur.

Këto detaje hedhin poshtë versionin e policisë së Durrësit e cila ka deklaruar se i ka arrestuar grabitësit, edhe pse emrat e tyre nuk u bënë kurrë të ditur.

Sipas të njëjtave burime, polici i plagosur në detyrë është transportuar në spitalin e Durrësit dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Policia e Durrësit nuk e ka raportuar edhe këtë fakt.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Më datë 28.06.2018, rreth orës 04:15, në lagjen Nr.18 është vjedhur me thyerje Njësia e Postës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar dy shtetas si autorë të dyshuar.

Për shkak të veprimeve hetimore nuk mund të japin detaje për momentin.

Të fundit