Flash News

KRYESORE

Grabitja e bankës te Hipoteka, policia arreston dy persona për shpërdorim detyre

Kur kanë kaluar 24 orë nga grabitja e filialit të një banke të nivelit të dytë të Hipoteka në Tiranë, polica ka vënë në pranga 2 punonjës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.  Sipas burimeve të policisë shtetasit janë F.F 48 vjeç dhe R.K 61 vjeç.

Policia thotë zyrtarisht se dje është arrestuar në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së.

Po kështu policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.

Më herët dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë bërë identikitin e autorit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë.

“Grabitësi ishte i dobët, rreth 170 cm i gjatë. Ka ardhur në ambientet e institucionit me një çadër në dorë. Qëndroi tek dera e jashtme për pak çaste, mbuloi kokën me kapuç, hodhi çadrën dhe u fut në ambientet e brendshme ku kërcënoi me armë punonjësit që u ulën në tokë. Ndërsa arkëtares nëpërmjet xhamit i vuri pistoletën te koka”, kanë rrëfyer punonjësit për policinë.

 

 

Të fundit