Flash News

KRYESORE

Grabitja e dosjes së pronave në Durrës, gazetari implikon edhe Vangjush Dakon

Gazetari Dritan Hila ka reaguar pas grabitjes së dosjes së prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Afrim Shehu, e cila përmbante dokumenta rreth abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm.

Përmes  një statusi në ‘Facebook’, Hila thekson se Durrësi është një qytet ku kriminelët e ndajnë pushtetin me mirëkuptim, ndërsa nuk lë pa shigjetuar edhe kryebashkiakun socialist, Vangjush Dako.

Durrësi është ndër qytete ‘model’ ku krimi dhe shteti ndajnë pushtetin me mirëkuptim. Kur kanë ndonje problem, e zgjidhin që në fillim duke vjedhur zyrat apo postën e prokurorisë. Kjo falë edhe kontributit të Vangjush Dakos që ka ndihmuar në edukimin e banditëve të qytetit nëpërmjet punësimit si fshesaxhinj në bashki për ti shpëtuar burgut”, ka shkruar Hila.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda një harku kohor të shkurtër që vidhen materiale nga ky organ.

Tre rastet e bujshme, zhdukjet misterioze të dosjeve ‘top -sekret’ në Prokurorinë e Durrësit dhe Elbasanit

Grabitja e prokurorisë së Durrësit e paralajmëruar? Një javë më parë është tentuar të thyhet llamba ndriçuese ngjitur me godinën

1

Të fundit