Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Grabitja e dy karburanteve në qytetin e Sarandës, dalin pamjet
Disa orë pas grabitjes së dy pikave të karburanti në qytetin e Sarandës kanë dalë dhe pamjet e këtij momenti.
Ngjarjet kanë ndodhur në orën 06:00 dhe 06:30, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar në këto pika karburanti ne lagjen nr.1 në Sarandë dhe nën kërcënimin e armë kanë grabitur xhiron ditore të tyre.
Në pamje shihen dy grabitësit të cilët po kërcënojnë punonjësin e karburantit.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen “Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen “Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.