Flash News

KRYESORE

Grabitja e kishës në Korçë, lirohen dy të ndaluarit, policia arreston tre të tjerë

Grabitja e kishës në Korçë, lirohen dy të ndaluarit,

Gjykata e Korçës ka liruar nga paraburgimi dy autorët e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në qendër të qytetit. Shtetasit J.C dhe G.A u liruan pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales.

ndërkohë, pas lirimit të tyre, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë. policia ka njoftuar se ka arrestuar tre prej tyre ndërsa dy janë shpallur në kërkim.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, që bën fjalë për vjedhjen e një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

Ronaldo Berberaj, 18 vjeç,

Lorenc Berberaj, 18 vjeç,

R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe po punohet për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal”, njofton policia e Korçës.

 

Të fundit