Flash News

KRYESORE

Grabitja e milionave në Rinas, në hetim pasuror 6 të arrestuarit

Grabitja e milionave në Rinas, në hetim pasuror 6 të arrestuarit

Prokuroria e krimeve të Rënda nis hetimin pasuror për të arrestuarit për grabitjen në Rinas të 9 prill 2019, ku u vodhën gati 6 milionë euro.

Bëhet fjalë për Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela.

Nga hetimet është mësuar se të arrestuarit dhe familjarët e tyre disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme.

Prokuroria i ka bërë kërkesë bankave dhe hipotekës, e Drejtorisë së Transportit Rrugor për verifikimin e origjinës së pasurisë së këtyre personave.

Kujtojmë që gjatë tentativës për t’u larguar nga aeroporti i Rinasit, mbeti i vrarë Admir Murataj i cili konsiderohet nga policia si kapoja i bandës së grabitjes.

Të fundit