Flash News

KRYESORE

Grabitja e pikës së këmbimit valutor, policia jep detaje: Shuma që morën

Policia e Fierit ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur në pikën e këmbimit valutor në Levan.

Policia thotë se dy persona të maskuar me kapuçë, kanë grabitur me dhunë pikën e këmbimit valutor duke marrë rreth 50 mijë lekë të reja.

Njoftimi policisë

Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash.

Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.

Të fundit