Grabitja e postës sekrete, flet korrieri: Ishin të rinj me kapele; si ndodhi ngjarja

PROKURORIA E DURRËSIT

Pasditen e djeshme, sapo doli nga Posta e Durrësit është grabitur korrieri me dokumente sekrete të cilat po i dërgonte të Prokurori.

Pas ngjarjes, korrieri me iniciale I.K është rrëfyer në polici. Ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur në disa sekonda dhe se nga autorët mban mend veç që ishin të rinj me kapele.

“Nuk arrita të shoh fytyrën e autorëve. Gjithçka ndodhi në një kohë shumë të shkurtër. Isha duke ecur në këmbë pasi mora letrat në dorëzim.  Nuk mendova se do të ndodhte gjë pasi ishte zonë e banuar. Çdo gjë ndodhhi në një kohë shumë të shkurtër. Më morën çantën dhe u larguan. Mbaj mend vetëm që kishin ka pele, ishin të rinj.  Dokumentet thjesh i mora nga posta dhe po i çoja në prokurori”, është shprehur ndër të tjera korrieri.