Flash News

KRYESORE

Grabitja e tokave në Spille, Gjykata jep masën e sigurisë për të ndaluarit

Grabitja e tokave në Spille, Gjykata jep masën e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë për personat e përfshirë në falsifikimin e dokumentacionit dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë.

Për Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, Idlir Karkini, biznesmen, Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë, Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë dhe Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

Ndërkohë biznesmeni Ilir Karkinit nuk është ndaluar ende nga Policia dhe mësohet se ai është larguar nga vendi pak para se të shpërthente ky skandal. Po për këtë çështje,

Gjykata caktoi masën e sigurisë ndalimi i daljes jashtë shtetit ndërkohë që Noteri Julian Zhelegu u la në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje për Arben Kajën, specialist IMTV në Bashkinë e Rrogozhinës. Ndaj Arbër Aliut, noterit tjetër gjykata vendosi pezullimin me 3 muaj nga ushtrimi i detyrës.

Të fundit