Flash News

KRYESORE

Grabitja e "Zjarr Tv", Basha: Edi Rama është nxitës i dhunës

Grabitja e "Zjarr Tv", Basha: Edi Rama është nxitës i

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas grabitjes së televizionit ‘Zjarr’, duke e konsideruar veprimin të nxitur nga kryeministri Edi Rama.

Basha thotë se dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend, si dhe kërkon nga organet e rendit që të zbardhin ngjarjen.

Reagimi:

Kryetari Basha dënon dhunimin e “Zjarr TV”. Rama nxitës i dhunës.

Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend.

Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”,  Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias.

Të fundit