Flash News

KRYESORE

Grabitja/ Lleshaj akuza kompanisë së sigurisë: Nuk hapi portën për policinë

Grabitja/ Lleshaj akuza kompanisë së sigurisë: Nuk hapi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka hedhur akuza mbi kompaninë ICTS, qe ruan sigurine ne aeroportin e Rinasit. Në emisionin ‘Real Story’, Lleshaj u shpreh se punonjësit e sigurisë së kompanisë vonuan hapjen e deres kryesore, duke bërë që grabitësit të largoheshin nga krahu tjetër.

“Është e vërtete që policia ka tentuar të futet në pistën e aeroportit por nuk ka hapur dot derën. Nuk besoj se kompania administruese e sigurisë brenda në aeroport nuk e ka hapur deren me qëllim, nuk e besoj këtë. Dua të sqaroj se grupi I FNSH-së, ndodhej aty afër aeroportit e pozicionuar për sigurine e Rinasit. Por dicka nuk funksionoi në bashkëpunimin me kompaninë, kjo duhet të verifikohet. Sigurisht që këtu kemi të bëjmë me një problem të madh pasi është kaluar me lehtësi barriera fizike e rrethimit të aeroportit, dhe kjo është pakënaqësia që kemi ne ndaj kompanisë që ruan sigurine ne aeroport. Ky partner I yni cedon për herë të dytë në mënyrë të rëndë. Ne, kompania nuk na ka dhënë sekonda kohë për të reaguar, jo më minuta”, sqaroi Lleshaj që deklaroi se sasia e grabitur është 5 milionë euro.

ICTS është nënkontraktuar nga koncensionari kinez për të ruajtur aeroportin dhe përfiton 1.5 milionë euro në vit. Kompania ruan disa nga institucionet më të rëndësishme në vend, si: Banka e Shqipërisë, Porti i Durrësit dhe Vlorë ambasadën franzece, një universiteti dhe një spital privat në vend.

Të fundit