Flash News

KRYESORE

Grabitja me dhunë në Vlorë, policia jep detaje për kapjen e njërit prej autorëve

Grabitja me dhunë në Vlorë, policia jep detaje për kapjen e

Policia e Vlorës vë në pranga njërin prej autorëve të vjedhjes me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Skelës”. Policia identifikon dhe autorin e dytë ku ende vijon ndjekja për kapjen tij. Ndërkohë është shoqëruar edhe një person i tretë dhe po punohet nëse është i përfshirë ose jo në ngjarjen e ndodhur.

Policisë së Vlorës ka vënë në pranga shtetasin: Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Gjatë operacionit, u sekuestruan dy automjete dhe dy armë zjarri kallashnikovë të përdorura nga autorët.

Më datë 25.09.2018, rreth orës 09:05, në zonën e Skelës pranë stadiumit "Flamurtari", 3 persona dyshohet të maskuar kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe dhunës shoferin e autobuzit të linjës “Itali-Vlorë”, si dhe disa nga pasagjerët e autobuzit.

Autorët e ngjarjes pas grabitjes janë larguar menjëherë me dy automjete , të cilët në tentativë për t'iu shpëtuar forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre kanë braktisur 2 mjetet me të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes tek nënkalimi i “Panajasë” dhe janë larguar në këmbë nëpër kodrat e Panajasë për tu fshehur në pyll.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/238639103481854/

Të fundit