Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, arrestohen pas 1 viti vëllezërit Çala, Lleshaj mesazh ‘krimit’: Është vetëm çështje kohe!

Pasi 1 viti në kërkim janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për grabitjen e bujshme në prill të vitit të kaluar në Rinas të 4.6 milionë eurove.

Në këtë operacion janë përfshirë 300 forca policore dhe janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Ngjarja ndodhi më 9 prill të 2019 ku një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit.

Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.

Njoftimi i policisë së shtetit

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

Për arrestimin e tyre ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili jep edhe një mesazh për botën e krimit se gjithçka është çështje kohe.

Ai përgëzon policinë për punën në këto ditë të vështira.

Mesazhi i Lleshajt

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.

Operacioni vazhdon....🇦🇱👮👮‍♂️

Të fundit