Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, ‘Daja’ nga Kosova thyen heshtjen në gjykatë

Grabitja në Rinas, ‘Daja’ nga Kosova thyen heshtjen në

‘Daja’ nga Kosova ka dalë këtë të martë para Gjykatës për Krime të Rënda në seancën për caktimin e masës së sigurisë. Ragip Hajdini ka vendosur që të thyej heshtjen dhe të flasë para gjyqtarit Bibë Ndreca, ku pohoi se nuk ka lidhje me grabitjen e 6.5 milionë eurove mesditën e 9 Prillit.

“Nuk jam unë ‘daja’ që kërkoni dhe pse kam një nofkë të tillë. Kam dëgjuar në media që flitej për një ‘daja’, por po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Kam pamjet filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Kam qenë duke drekuar me miq të mi, në një zonë që quhet Tulla e kuqe në Kavajë. Do ju vë në dispozicion foto dhe pamje filmike që unë nuk kam qenë atë ditë në Rinas. Dua të më ballafaqoni më Alkond Bengasin  që më ka identifikuar, dua ta pyes nëse jam unë ‘daja’  për të cilin ai ka folur”.

Pavarësisht deklaratave të 50-vjeçarit, ai u la në burg, ku pritet të pyetet sërish nga prokurorët e Krimeve të Rënda, që dyshojnë se ‘Daja’ mund të ketë informacione për vendin ku ndodhen paratë.

Deri më tani janë 6 të arrestuar për grabitjen, një i vrarë Admir Murataj dhe 3 të shpallur në kërkim, vëllezërit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela.

Të fundit