Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas, gjendet një celular në furgonin e djegur të autorëve

Grabitja në Rinas, gjendet një celular në furgonin e djegur

Grupi hetimor i grabitjes së Rinasit ka gjetur një telefon në furgonin e ‘hetimit tatimor’. Dyshohet se, ai i përket kreut të grupit, Admir Muratajt, që u ekzekutua gjatë përplasjes me policinë.

Telefoni do të dërgohet për ekspertim , rezultatet e të cilit do të rrisin mundësitë që hetuesit të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e Muratajt, të cilët janë në arrati. Në bazë të informacioneve policia ka orientuar dyshimet drejt 2 personave për të cilët po kryen verifikime.

Një prej tyre është ish-polic i një komisariati në Tiranë me inicialet M. H. por nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim policor.

Të fundit