All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Grabitja në Rinas, Gjykata merr vendimin për të arrestuarin e shtatë

Grabitja në Rinas, Gjykata merr vendimin për të arrestuarin e
All - Paragraf - 1

Gjykata e e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për të arrestuarin e shtatë për grabitjen e Rinasit.

All - Paragraf - 3

Gjykata vendosi masën “arrest me burg”  për Hasan Kanaçin, në banesën e të cilit janë gjetur shuma parash, të dyshuara nga grabitja në Rinas.

Sipas prokurorisë Kanaçi ka ndihmuar në pjesën e brendshme të aeroportit, pasi ka qenë punonjës i cargos. Dyshohet se Kanaçi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën miliona euro në vetëm pak minuta, teksa grabitësit u futën në pistë me një fugon të modifikuar ‘hetimi tatimor’. Pas largimit të grabitësve gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë u vra Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj vjedhje spektakolare.

Të fundit