Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas/ Ministri Lleshaj: I pesti u mbyll; dara u shtrëngua

Grabitja në Rinas/ Ministri Lleshaj: I pesti u mbyll; dara u shtrëngua

Për arrestimin e pestë nga personat e dyshuar për grabitjen në Rinas, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj. Në një reagim në Facebook, Lleshaj shprehet se me arrestimin e Elton Piklit, “u shtrëngua dara afër maksimumit”.

“Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!”, shkruan Lleshaj.

Policia njoftoi se Pikli është arrestuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

https://politiko.al/marku-posti-per-lleshajn-ishte-kurth-i-madh-xhafaj-nuk-iku-per-shkak-te-vellait/

Të fundit