Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Grabitja në Rinas, sekuestrohet pasuria me vlerë 500 mijë euro e vëllezërve Çala
500 mijë euro është vlera e pasurisë që ju sekuestrua dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Elvis Çalës, me pretendimin se është përfituar nga aktiviteti kriminal.
Policia njofton se janë sekuestruar një apartament në Elbasan, 500 metra truall po në Elbasan, 50% e aksioneve të një shoqërie në zotërim të Klement Çalës si dhe 809,5 m2 arë gjithashtu në Elbasan.
Pasuritë e sekuestruara:
-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
Policia njofton se pasuri e sekuestruar është edhe një 50% i aksioneve të “të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan”.
E.Ç është vëllai i Klement Çalës, Eldi Çala të dy persona në arrati, akuzuar për grabitjen në Rinas.
Kush janë Klement Çala dhe Eldi Çala?
Klement dhe Eldi Çala janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas.
Ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg” për akuzat “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.
Për arrestimin e tyre Policia e shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion me qëllim kapjen e tyre.