Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinas/ Shoqata e Bankave: Do të reflektohet në çmime më të larta

Grabitja në Rinas/ Shoqata e Bankave: Do të reflektohet në

Sipas bankave në vend, raste të tilla si grabitja e fundit në Rinas, nëse mbeten të pazbardhura, do të frymëzojnë raste të tjera në të ardhmen.

Sipas Sekretarit të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, kërkesa që bankat i drejtojnë autoriteteve është për përforcimin e protokolleve të sigurisë dhe identifikimin e plotë të përgjegjësve.

Sipas Brumbullit, paratë e bankave të grabitura do të paguhen nga shqiptarët nëpërmjet çmimeve më të larta për shërbimet që do t’iu ofrojnë klientëve, për shkak të shtrenjtimit të primit të sigurimit.

“Janë 4-5 grabitje pa autorë dhe bankat sigurisht që këtë risk të shtuar dhe të humbjeve, fillojnë e reflektojnë në çmime, komisione më të rritura, interes më të lartë. Ky është një zinxhir, i cili askujt nga ne nuk i leverdis. Nuk është se e pranojmë dhe ndodhi e në fund të fundit çfarë u bë. Jo, ka lidhje me imazhin, nga pikëpamja financiare, efektet negative janë shumëplanëshe”, shprehet Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave të Shqipërisë, për A2.

Në raste të tilla, kompanitë e sigurimit rimbursojnë deri në 85% të shumës. Pjesa tjetër përfundon si humbje.

Të fundit