Flash News

KRYESORE

Grabitja në Rinasi/ Babai i ‘komandos’ së arrestuar: Im bir është i pafajshëm

Grabitja në Rinasi/ Babai i ‘komandos’ së arrestuar:  Im

Oltion Veseli është njeri prej pesë të arrestuarve për grabitjen e Rinasit dhe që dyshohet se ishte në pistën e aeroportit kur ndodhi ngjarja. Megjithatë, Hasan Veseli, babai i ish-ushtarit që ka luftuar në Jemen, Pakistan dhe Afganistan para vitit 2005 nuk është i bindur për atë çfarë e akuzojnë djalin e tij. “Mua nuk më shqetëson fakti se erdhën e bënë kontroll pavarësisht se e bënë sikur ia bënë Preng Calit dikur. Mua më shqetëson shumë media”, deklaroi ai per ABC News.

Bashkëpronar në picerinë Kupa në Fushë- Krujë, babai i të dyshuarit si grabitës i parave në Rinas, shton se Oltian Veseli nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i forcave paqeruajtëse dhe as i arrestuar më parë. “E vërteta është se nuk ka qenë. Djali ka qenë atje në shkollë për master. I kanë kapur në xhiro me 3-4 shokë të vet atje në atë vend në Jemen dhe në krye të 3-4 ditëve ai ka marrë pafajësinë atje. Dokumentet i kanë futur bashkë me të tjerat dhe në krye të 7 muajve na kanë thënë me i bërë ekstradim. Këtë punë e di Policia e Krujës dhe ajo e Shtetit”.

Ngjarja në Rinas ndodhi pasditen e 9 prillit, teksa grabitësit arritën të merrnin 6 milion euro. I vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti Admir Murataj, që konsiderohej si organizatori i grabitjes, me precedent të theksuar kriminal dhe i arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi në vitin 2013.

Të fundit