Flash News

KRYESORE

Grabitja në Vlorë, policia tregon shumën që morën grabitësit

Grabitja në Vlorë, policia tregon shumën që morën

Policia e Vlorës ka dhënë detaje sa i takon grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në këtë qytet, ku tre persona të armatosur dhe nën kërcënimin e armës morën zarfet me para që emigrantët i kishin dërguar me furgon për familjarët e tyre.

Sipas policisë, shuma e grabitur është 19 mijë euro ndërkohë që pas grabitjes policia i ndoqi autorët deri në Panaja ku u bë e mundur edhe arrestimi i njërit prej tyre ndërsa dy të tjerët janë ende në arrati.

Policia sekuestroi gjithashtu dy makinat të cilat përdorën autorët gjatë grabitjes si dhe dy armë zjarri.

 

Të fundit