Flash News

KRYESORE

Grabitje me armë dhe maska në Berat, tmerri që kaluan bashkëshortët

Grabitje me armë dhe maska në Berat, tmerri që kaluan

Persona të maskuar dhe dyshohet dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e bashkëshortëve në fshatin Bonofrosë të njësisë administrative Ura Vajgurore, Berat.

Të maskuarit kanë goditur me qytën e armës bashkëshortët O.B dhe D.B më pas kanë marrë dy aparatët e tyre celular dhe janë lraguar.

Policia njofton se ende nuk janë identifikuar grabitësit por po punohet për zbardhjen e plotë në ngjarjes dhe kapjen dhe arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit O. B.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se O. B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D. B., 55 vjeçe, kishin dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre.

Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O. B., në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta.

Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celular janë larguar menjëherë. Forca të shumta policie po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit