Flash News

KRYESORE

Grabitje me armë në një kazino në Tiranë, arrestohet autori

Grabitje me armë në një kazino në Tiranë, arrestohet

Një grabitje me armë ka ndodhur sot në një kazino në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se autori i grabitjesh është shtetasi  Duart Berziu 48 vjeç i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe gjatë kontrollit në mjetin motor tip “Zongshen”, iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja.

NJOFTIMI

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, pas një pune efikase dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit:

– Duart Berziu, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Më datë 08.08.2017, rreth orës 17:50, në një kazino në autostradën Durrës-Tiranë, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinos dhe më pas është larguar me një motor pa targa.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motor tip “Zongshen”, iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Mjeti motorr tip “Zongshen”.

– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

– 18 000 lekë të reja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike”.

 

Të fundit