Flash News

KRYESORE

Grafika/ Studimi i UT dhe KAS-it gjerman: Shihni çfarë 'i shqetësoi' Ramën dhe Bashën gjatë zgjedhjeve

Një studim i Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Konrad Adenauer, ka zbuluar 'gjuhën' e partive politike kryesore dhe liderëve të tyre gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit. Mark Marku dhe Blend Çeka, profesorë të Gazetarisë dhe Shkencave Sociale, thonë se studimi është 'tematik', që do të thotë se nuk është marrë me gjithçka është artikuluar gjatë zgjedhjeve, por është përqendruar në tema të caktuara.

Më pas është gjurmuar se sa shpesh kanë folur liderët e partive mbi këto çështje të marra në shqyrtim gjatë daljeve publike. Siç do të shihni nga grafika, zërat e hulumtuar nga studiuesit janë çka mund të konsiderohen si 'shqetësime kryesore' apo 'tema të mëdha' dhe klasike elektorale. Të tilla si taksat, ekonomia, shëndetësia, bujqësia, korrupsioni etj.

Mark Marku, në një paraqitje që i është bërë gjetjeve në prani të medias, pranon se studimi zbulon një paradoks. Grafika tregon qartë se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë përqendruar te temat kyç të debatit politik, që perceptohen apriori edhe si shqetësime të publikut si taksat, ekonomia, etj.

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë 'preferuar' të fokusohen te tema ambige si reforma në drejtësi, shteti ligjor, gratë, dhe rilindja urbane.

A nuk janë të interesuar shqiptarët, ndryshe nga votuesit e gjithë botës, për taksat dhe ekonominë?

Të fundit