Flash News

KRYESORE

“Grali i shenjtë”, testi që mund të zbulojë dhjetë lloje kanceri

“Grali i shenjtë”, testi që mund të zbulojë

Një test i thjeshtë gjaku, që mund të zbulojë 10 lloje të ndryshme kanceri shumë vite para se dikush të sëmuret, është përshkruar si “graili i shenjtë” në kërkimet shkencore mbi kancerin.

Zbulimi vjen nga nja grup shkencëtarësh të Taussig Cancer Center në universitetin Stanford University në SHBA. Ky lloj testi mund të zbulojë shenjat e para të kancerit të gjirit, vezoreve, zorrëve, mushkërive etj.

Ky test funksionon duke marrë segmente nga ADN-ja e qelizave kancerogjene. Gjatë një studimi të kryer tek më shumë se 1400 njerëz, testi i trefishtë rezultoi 90% i saktë. Ata shpresojnë që ky test të jetë i disponueshëm brenda 5 vitesh.

“Ky është potencialisht graili i shenjtë në studimet mbi kancerin, që mund të zbulojë në faza të hershme lloje kanceri të vështira për t’u kuruar, dhe shpresojmë që ky test të mund të shpëtojë disa jetë njerëzish”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Eric Klein.

Testi ka zbuluar shenjat e para paralajmëruese në gjak për 10 lloje të ndryshme kanceri, me një saktësi më shumë se 50%. Rezultate më të mira pati për kancerin e vezores dhe të pankreasit, ku u diagnostikuan 90% dhe 80% e njerëzve me këto sëmundje.

4 nga 5 njerëz u diagnostikuan gjithashtu saktësisht me kancer të mëlçisë dhe fshikëzën e tëmthit. Ndërsa për kancerin e gjakut, si limfoma dhe mieloma, saktësia ishte 77% dhe 73%, ndërkohë që 2/3 e njerëzve u diagnostikuan në mënyrë korrekte me kancer të zorrës.

Rezultatet për kancerin e gjirit ishin 58% të sakta, dhe testi zbuloi gjithashtu kancerin e mushkërive, të fytit, të kokës dhe të qafës me më shumë se 50% saktësi.

Të fundit