Flash News

KRYESORE

Gramor Ruçi përpiqet të ulë tonet e qeverisë për ‘Astirin’: E ndjej çdo të thotë të të prishet shtëpia, kam bërë shtëpi vetë

Gramor Ruçi përpiqet të ulë tonet e qeverisë për

Pas deklaratave ultimatuese të Ramës një ditë më parë sa i takon shpronësimeve të banorëve të ‘Astirit’, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shpalosur sot një qëndrim disi më të zbutur.

Nga Libofsha, ku i pranishëm ishte edhe Rama, Ruçi tha se e ndjen fortë çdo të thotë të shembin shtëpinë, qoftë kjo me leje ose pa leje.

Jam fshatar që edhe unë kam bërë shtëpi me duart e mia, tha Ruçi, duke shtuar se shtëpisë ja dinë kimetin jo dinë jo ata që kanë lekë dhe e ndërtojnë por ata q kanë pak lekë dhe e bëjnë me duart e tyre.

“Unë e ndjej fortë se çdo të thotë të të prishet shtëpia, me apo pa leje, se mbi të gjitha jam një si ata, jam fshatar që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia dhe kimetin shtëpisë ja di jo ai që ka lekë dhe e bën po ai që ka pak lekë dhe vetë e bën dhe kjo është e dhimbshme.

Por do t’ju thoshja një gjë, miqtë e mi, gabimin që bëj unë dhe ti si kryefamiljarë maksimumi e paguajnë fëmijët e mi apo fëmijët e tu, kurse gabimet që të bën politika dhe politikanët në vite e paguan gjithë shoqëria. Dhe ata sot fatkeqësisht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshmes dhe të sotmes”, u shpreh Gramoz Ruçi.

Të fundit