Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi e ‘bën sefte’, blen portretin e tij në Kuvend

Duket se edhe kryetari i Kuvendit ka vendosur të ‘hap thesin’ për institucionmin që ai drejton. Gramoz Ruçi, ka autorizuar bërjen e një tenderi për të bërë disa piktura.

Sipas dokumentave të TPZProcedura e prokurimit është me vlerë të vogël, rreth 3.3 milionë lekë të vjetra me objekt “blerje pikturë, portret”. Mësohet se tenderi është bërë në datën 12 mars 2018.

Në relacionin shpjegues, thuhet se Gramoz Ruçi kërkon dy piktura, të cilat do të jenë portret i tij. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit ka shprehur dëshirën edhe për dy piktura të tjera, të stilit natyrë e qetë ose peizazhe të përshtatshme për zyra shteti.

Kryetari Ruçi ka vendosur si kusht, që studio e artit ose piktori në vetvete, që do të marrë përsipër të kryejë këto portrete, të ketë eksperiencë dhe të ketë punuar më parë në fushën e pikturës dhe të kornizave. Kërkohet eksperiencë pune mbi 10 vite në fushën e pikturës dhe të kornizave të drurit.

Mësohet se afati i realizimit të shërbimit  do të jetë 30 ditë pune.

 

 

Të fundit